Na ndiqni në:

Komunikatë për media: Ministri i Jashtëm Pacolli po merr pjesë dhe do t’i adresohet me fjalim takimit të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it në Kuvajt

Kuwait City, 13 Shkurt 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, po merr pjesë dhe do t’i adresohet me një fjalim takimit ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it, i cili po mbahet sot në Kuvajt.

Ky takim, ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet e shteteve anëtare në përballjen e tyre me kërcënimet terroriste, jo vetëm në Siri dhe Irak, mirëpo gjithashtu në gjithë botën.

Konferenca do të bashkë-drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shtetit të Kuwait-it, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Sabahand dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli është takuar me shumë homologë të tij nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Sekretarin amerikan, Rex Tillerson, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit dhe të tjerë.

Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të 74 parterëve të Koalicionit Global kundër ISIS-it, që përfshinë shtetet anëtare dhe Organizata Ndërkombëtare, janë takuar në Kuwait, që të riafirmojnë vendosmërinë në këtë qëllim.

Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar kishte ndarë mjete financiare në vlerë prej 100,000 US$ (njëqindmijë dollarë Amerikan) për koalicionin anti-ISIS. 

Ministri i Jashtëm Pacolli: Janë për keqardhje sjelljet destruktive të Bosnjës dhe Serbisë, BE-ja të reagojë menjëherëMinistri i Jashtëm Pacolli: Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën, jemi kundër idesë së shkëmbimeve të territoreve në BallkanMinistri i Jashtëm Pacolli uron Estoninë për 100 vjetorin e Pavarësisë, Estonia një shtet partner dhe mik i KosovësZëvendësministri Dedaj u prit nga homologu i tij shqiptar, Etjen Xhafaj