Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti ambasadorin e Holandës në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni priti sot në një takim pune Ambasadorin e Holandës në Kosovë, dr. Henk Voskamp. Që në krye të takimit, z. Voskamp i dorëzoi ministrit Hyseni letrat kredenciale si ambasador i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës.

Prishtinë, 8 shtator 2008

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në tema të ndryshme që kishin të bënin me zhvillimet në Kosovë, ato në rajon si dhe zhvillimet në arenën ndërkombëtare. Përpos për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, ministri Hyseni dhe ambasadori Voskamp u përqëndruan edhe në sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe Bashkësia Evropiane pas pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, temë e bisedës ishte edhe përpjekja e Kosovës për bllokimin e iniciativës serbe për mendimin juridik të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ambasadori Voskamp e siguroi ministrin Hyseni për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës në zhvillimet e mëtejme të shtetit të ri të Kosovës me theks te zhvillimet ekonomike dhe hapja e dyerve për integrimin evropian. 

Sqarim për mediaTakim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në SofjeZëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj nderohet nga Arbëreshët Bashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike Kombëtare