Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Sllovenia do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik, Forumi Ekonomik brenda tre muajve

Prishtinë, 19 Dhjetor 2017 – Republika e Kosovës dhe Republika e Sllovenisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve dhe për këtë qëllim do të mbahet një Forum Ekonomik brenda tre muajve të ardhshëm.

 Nga shteti mik dhe partnerë slloven do të kemi mbështetjen e plotë në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e plotë në Organizatat Ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, Interpol dhe UNESCO.

Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, pas takimeve të ndara, që i ka zhvilluar sot në kryeqytetin slloven Lubjanë, me krerët më të lartë të këtij shteti, duke përfshirë homologun e tij, ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, Presidentin, Borut Pahor dhe me Kryetarin e Parlamentit, Milan Brglez.

Me qëllimin e thellimit dhe intensifikimit të mëtejmë të Bashkëpunimit Ekonomik në mes të dyja vendeve do të themelohet edhe një Komision për Bashkëpunim Ekonomik në nivel Ministrash.

Kosova dhe Sllovenia kanë pasur marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe ky shtet mik dhe partner, kishte mbështetur Kosovën dhe kishte hapur dyert për shumë intelektualë shqiptarë nga Kosova edhe në kohën kur ajo përballej me represionin serb dhe shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut.

Kjo frymë e marrëdhënieve miqësore në mes dy vendeve dhe popujve mbizotëron edhe më tej në të gjitha nivelet dhe një kontribut të rëndësishëm në forcimin e këtyre lidhjeve e ka dhënë edhe diaspora e Kosovës që jeton dhe vepron në këtë shtet.

Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven.

Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet dhe sfidat e Politikës së Jashtme të Kosovës në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime PolitikeMinistri i jashtëm Pacolli do të flasë në panelin kushtuar financimit të terrorizmit, për punën e Kosovës në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në InterpolZëvendës ministrja Vuniqi kërkon mbështetjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave për Kosovën, konfirmon përmbushjen e kritereveMinistri i jashtëm Pacolli merr pjesë në Panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga ministri i jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore, etj