Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohen prioritetet e shtetit italian si kryesues gjatë vitit 2018

Prishtinë, 15 Dhjetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të ndarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së) në Kosovë, Ambasadorin, Jan Braathu.

Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli e ka informuar Ambasadorin Braathu mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike në vendin tonë, të arriturat e deritanishme, si dhe për objektivat dhe synimet e Qeverisë së Republikës për vitin e ri kalendarik.

Në ndërkohë, Ambasadori Braathu e ka njoftuar Ministrin Pacolli në lidhje me planet dhe aktivitetet e këtij Misioni në Kosovë për vitin e ardhëm, si dhe për prioritetet e shtetit Italian, e cila do të jetë kryesuese e OSBE-së gjatë vitit 2018. 

Deklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi KosovënZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Vijon vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës në Sofje: takim me shefen e Komisionit të Politikës së jashtme të Kuvendit të Bullgarisë dhe pjesëmarrje në Forumin e Odave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeveBashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike Kombëtare