Na ndiqni në:

Zëvendësministri Hoti vizitoi Kuvendin e Shqipërisë, u prit nga Taulant Balla

Tiranë, 13 dhjetor 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Besnik Hoti, gjatë një vizite zyrtare është pritur në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga Taulant Balla, kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Jashtëm.

 Hoti theksoi se në kuadër të këtij takimi është diskutuar në përgjithësi rreth proceseve integruese të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.

‘Ishte një takim shumë përmbajtësor ku kemi diskutuar kryesisht rreth proceseve integruese të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare dhe u dakorduam për mbështetjen e Shqipërisë në këto procese’’ tha zëvendësministri Hoti.

Hoti ka folur edhe për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë në të kaluarën dhe po i jep edhe më tutje vendit tonë në lidhje me anëtarësimin në nismat rajonale dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Ambasadori Norvegjisë priti Zëvendësministrin e jashtëm, Gjergj DedajZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli në Emirate të Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaciMinistri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare