Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli në Maqedoni, merr pjesë në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5)

Shkup, 12 Dhjetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku pritet të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), kryesues i të cilit është Republika e Maqedonisë.

 Ministri i Jashtëm Pacolli sonte ka marrë pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë edhe atë me z. Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Takimi kryesor në mes të Ministrave të Jashtëm të vendeve të kësaj Organizate pritet t’i zhvillojë punimet nesër, ku Ministri Pacolli do t’i adresohet me një fjalim.

Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj 2003 (e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë).

Kjo Organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova.

Që nga themelimi i saj, (A5) ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhduar të SHBA-ve, për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike.

Zëvendëskryeministri Pacolli fton kompaninë e njohur Paul Wurth S.A. për investim në KosovëMPJ uron Kryeministrat Tsiparas dhe Zaev, mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit Ministri i jashtëm Pacolli takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, diskutohet perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave për Kosovën Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në Prizren