Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli uron homologen e tij dhe popullin kenian, me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë (Ditës së Jamhuri-it)

Prishtinë, 12 Dhjetor 2017 – Me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kenias, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin kenian dhe homologen e tij nga ky shtet, Ministren e Jashtme, znj Amina Mohamed.

 “Në emër të Presidentit Thaçi dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, dëshirojë t’ju përcjellë urimet më të sinqerta Juve dhe popullit Tuaj, përderisa Ju shënoni 54 vjetorin e Pavarësisë së kombit Tuaj më 12 Dhjetor, 2017.

Le të shërbejë Dita e Jamhuri-it dhe përvjetori ynë jubilar i dhjetë vjerorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës si një pikënisje për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli në urimin e Tij.

Fjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësZëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj nderohet nga Arbëreshët Deklaratë për mediaTakim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në Sofje