Na ndiqni në:

Shtyhet vizita e Ministrit të Jashtëm Pacolli në Suedi, shkak kushtet e papërshtatshme atmosferike

 Prishtinë, 12 Dhjetor 2017 – Vizita zyrtare e Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, e paraparë për sot, 12 Dhjetor në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër. Kjo ka ndodhur si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike. Vizita zyrtare në Suedi, ku ishin paraparë takime me homologen e Ministrit Pacolli, Ministren e Jashtme të Suedisë, Znj Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Vizita në Suedi është në kuadër të turneut diplomatik të Ministrit të Jashtëm Pacolli në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosZëvendësministri i Jashtëm Dedaj pritet në Lezhë nga kryetari Frrokaj