Na ndiqni në:

Shpallen fituesit e garës për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017 Ministri Pacolli: Kosova do të ketë imazh më të mirë

Prishtinë, 12.07.2017 – “Nga përvoja ime jetësore, kudo që kam shkuar dhe kam parë ndonjë shenjë apo gjurmë të Kosovës kjo më ka prekur shumë. Imagjinoni fuqinë që ka një fotografi apo thënie e bukur. Në veçanti për atë që Ju e keni në zemër. Atë që ju e doni e jeni i lidhur. Atë që shpirti Juaj e do. Kjo është fuqia e Diplomacisë Publike. Kjo është fuqia e PR-it. Këto fotografi dhe shkrime janë bërë për njerëzit që e duan Kosovën. Për të gjithë ata që janë sonte këtu. Të tjerët që nuk janë, por do t’i shohin. Gjithandej në botë, ku Kosova ka miq. Aty ku janë njerëzit e Kosovës. Holle të tjera të Institucioneve me rëndësi dhe ndikim”, kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, në adresimin e tij para shumë Ambasadorëve të huaj të akredituar në Kosovë, kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

 “Ne këtë projekt ne e nisëm menjëherë pasi që pranova detyrën time zyrtare dhe nuk u ndalëm për asnjë moment. Secili kontribut dhe angazhim sado i vogël që Ju keni dhënë deri më tash me të vërtetë ka qenë me vlerë të madhe për ne. Pranuam shumë thirrje: nga kryeredaktorë e gazetarë, fotografë e artistë e shumë njerëz të vullnetit të mirë.

Ne përfunduam edhe ueb-faqen e re kosovoabc.com, që do ta prezantojmë sot. Diçka që i ka munguar vendit tonë dhe e cila do të përmbajë informata të azhurnuara dhe fotografi në kategorinë e atraksioneve turistike natyrore, muzikës, sportit, filmit, historisë, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, sistemit politik, kuzhinës tradicionale dhe intervistave me ndërkombëtarët, që jetojnë apo kanë investuar në vendin tonë.

Themeluam faqen e re në Wikipedia. Jemi në themelim e sipër të Grupit të Përdorimit në Wikimedia. Kemi nisur bisedimet për jetësimin e idesë tonë të projektit të jashtëzakonshëm Virtual Kosovo”, ka vazhduar fjalimin e tij Ministri i Jashtëm Pacolli.

“Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota” është shprehur Pacolli.

Në vazhdim të ceremonisë u bë edhe ndarja e çmimeve për fituesit, të cilat i prezantuan Ministri Jashtëm, Pacolli, Përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane, Ambasadori Francez, ai italian, Ambasadorja Greke si dhe Ambasadorja turke.

Fotografia më e mirë për vitin 2017 është ndarë për dy fotografi të dy autorëve. Është zgjedhur fotografia e autorit Agon Nimani që paraqet momente nga shkrimi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, si dhe ajo e Armend Nimanit, momente nga performanca e këngëtares, Rita Ora, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan.

Çmimi i dytë, po ashtu është ndarë për dy autorë. Fotografia e dytë më e mirë i ka takuar autorit Bleron Caka me fotografinë, që paraqet veshjet tradicionale dhe Armend Nimanit me fotografinë që paraqet Majlinda Kelmendin, duke festuar medaljen e artë.Çmimi i tretë ka shkuar tek autori Ardit Qeriqi me fotografinë, që paraqet një nga sportet më të reja në Kosovë, ngjitja (hiking).

Sa i përket shkrimeve më të mira janë zgjedhur, me vendin e parë është shpërblyer shkrimi “Stacioni ku përplasen kohët”, i autorit Artan Krasniqi. Vendi i dytë i ka takuar autorit Uran Haxha me shkrimin “Gëzuar në Rahovec”, ndërsa vendi i tretë është ndarë për dy autorë: Azra Deshiq me shkrimin “Ilir Tafa, aktori që po i rikthen namin Kosovës”, si dhe “Intervistë me Ibrahim Berishën”, i autorit Labinot Konushevci.

Me çmime të tjera janë shpërblyer edhe 20 autorë të fotografive tjera.

Përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve e ka bërë juria profesionale e përbërë nga: Eliza Hoxha, Sylejman Kllokoqi, Gianluca Serrago, Adriatik Kelmendi dhe Rrahman Paqarizi.

Zëvendëskryeministri Pacolli fton kompaninë e njohur Paul Wurth S.A. për investim në KosovëZëvendëskryeministri Pacolli takoi homologun nga Luksemburgu Asselborn, ri-konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për KosovënKomunikatë për mediaMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, diskutohet perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave për Kosovën