Na ndiqni në:

Zëvendësministri Berisha takon arqipeshkvin Juliusz Janusz

Lubjanë, 29 Nëntor 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, me ftesë të delegatit Apostolik për Kosovën, Arqipeshkvit Juliusz Janusz, ka vizituar këtë të fundit në Nunciatën Apostolike në Lubjanë.

Nunci Janusz ka uruar Berishën për formimin e qeverisë së re të Kosovës duke i dëshiruar suksese në të mirën e popullit të Kosovës dhe të paqes në rajon., ndërsa në mënyrë të veçantë ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për nominimin e zyrtarit të lartë, ambasadorin Berisha në cilësinë e të ngarkuarit për bashkëpunim me Vatikanin, si një përmbushje e kërkesës së Vatikanit dhe shprehje e vullnetit të mirë për një bashkëpunim ndërmjet Vatikanit dhe Kosovës.

Nga ana tjetër zëvendësministri Berisha ka falënderuar nuncin Janusz për kontributin e madh qe ka dhënë Selia e Shenjtë për popullin e Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverise së kryeministrit Haradinaj për të punuar ngushtë me Vatikanin në dobi të paqes, mirëqenies dhe në dobi të popujve.

Te dy bashkëbiseduesit shprehën besimin për një fazë të re dhe progresive të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

Zëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe Lidos