Na ndiqni në:

Zëvendësministri Berisha priti ambasadorin e Hungarisë, Lazlio Markusz

Prishtinë, 27 Nëntor 2017- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë, Lazlio Markusz dhe zëvendës-ambasadorin, Bela Bozsik.

Berisha falënderoi për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë jo vetëm aktuale por edhe historike si një shtet mik dhe popuj që kanë ndarë miqësi nëpër shekuj.

Zëvendësministri Berisha, kërkoi nga Hungaria si anëtare e BE-së dhe e NATO-së të vazhdoj përkrahjen në integrime si dhe të rris investimet në Kosovë.

Berisha garantoi që qeveria e Kosovës do të ofroj kushte shumë më të mira dhe ritheksoi qëndrimin e kryeministrit Haradinaj për të lehtësuar procedurat dhe për të dhënë garanci investitorëve të jashtëm duke përfshirë edhe ata hungarez.

Ishte konstatim i përbashkët se bashkëpunimi do të thellohet përmes veprimeve konkrete.

Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj nderohet nga Arbëreshët Bashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike KombëtareDeklaratë për mediaZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!