Na ndiqni në:

Zëvendësministri Berisha takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

Prishtinë, 27 Nëntor 2017- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović.
Berisha falënderoi ambasadoren Kapitanović për vizitën, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit kroat dhënë Kosovës.

Zëvendësministri Berisha, përmes ambasadores Kapitanović kërkoi nga Kroacia si anëtare e BE-së, përkrahje në proceset integruese evropiane, në NATO dhe iniciativa regjionale në mënyrë të veçantë, në përkrahjen e Kosovës në Kartën e Adriatikut A5-SHBA.

Berisha garantoi që qeveria e Kosovës do të përkujdeset për të gjithë qytetaret dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës për një përkujdesje për bashkësinë kroate në Kosovë.

Ishte konstatim i përbashkët se raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë dhe të thellohen edhe më tutje.

 

Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq