Na ndiqni në:

Komunikatë për media: Zëvendëskryeministri Pacolli takon disa homologë të tij në konferencën e Frankofonsisë në Paris

Paris, 26 Nëntor 2017 – Në kuadër të Ministerialit 34-të të Konferencës së Frankofonisë, që po i zhvillon punimet e saj në kryeqytetin francez, Paris, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë, nga shtete njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës.

Përkitazi më këtë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli ka zhvilluar takime të ndara me Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Burundit, Togos, Cape Verde, Tunizisë, Ministra të Ngarkuar dhe të Deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, Guniea Bissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Seychelles, Ministrin e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Francës dhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse.

Në kuadër të këtyre takimeve, Ministri i Jashtëm, Pacolli, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj ka ri-përsëritur kërkesën për njohje ndaj homologëve të vendeve, që nuk e kanë njohur Kosovën, ka ri-konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve, që tashmë e kanë njohur vendin tonë, duke i kërkuar vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme të integrimit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë, ndërkohë që ka kërkuar edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ato vende, që Kosova nuk ka vendosur ende.

Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, diskutohet perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave për Kosovën Nënshkruhen dy marrëveshje për pjesëmarrje në Programet e BE: “Evropa Kreative” dhe “Erasmus +”Ministri i jashtëm Pacolli takoi përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA, diskutohet krijimi i zonës ekonomike japoneze në Kosovë