Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon ashpër sulmin e tmerrshëm në Egjipt

Prishtinë, 25 Nëntor 2017 - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka dënuar me fjalët më të fuqishme të mundshme sulmin e tmerrshëm, që ndodhi në Egjipt, përderisa besimtarët po kryenin ritualin e lutjeve në një Xhami dhe i cili sipas raportimeve të deritanishme mori jetën e qindra njerëzve, duke përfshirë fëmijë dhe plagosi shumë të tjerë.

“Është vërtetë trishtues sulmi, që ndodhi në Egjipt përderisa besimtarët po kryenin ritualin e lutjeve. E dënoj me fjalët më të fuqishme dhe në mënyrën më të ashpër këtë akt barbarë.

Në emër të Institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës i dërgojë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqëve, që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurëve i dëshirojë shërim sa më të shpejtë.

Ne, do të qëndrojmë me Egjiptin dhe popullin egjiptian në këto momente të vështira”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

Ministri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq