Na ndiqni në:

Ministri Pacolli pret Ambasadoren greke, diskutohet mbi nivelin e marrëdhënieve dy-palëshe

Prishtinë, 21 Nëntor 2017 – Në kuadër të takimeve të shumta që kishte gjatë ditës me korin diplomatik rezident dhe jo-rezident në Kosovë, Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, takoi sot edhe ambasadoren e Greqisë në Kosovë, znj. Konstantina Athanassiadou.

 Në një atmosferë miqësore të dy bashkëfolësit shprehen përkushtimin dhe zotimin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve konstruktive në mes të Kosovës dhe Greqisë në çështjet e interesit të përbashkët në mes dy vendeve.
Në kuadër të këtij takimi dhe diskutimeve dy-palëshe, në mes tjerash, Ambasadorja Athanassiadou ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me aktivitete të disa grupeve apo individëve të veçantë që shqetësojnë palën greke.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri, Pacolli, shprehu distancim karshi këtyre aktiviteteve private, të cilat nuk pasqyrojnë politikën e jashtme të Republikës së Kosovës dhe frymën miqësore në mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveMinistri i Jashtëm Pacolli në shtypin e Emirateve e Bashkuara Arabe: Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë KosovësMinistri i Jashtëm Pacolli në Emirate të Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaciMinistri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare