Na ndiqni në:

Ministri Pacolli: Kosova dhe Sllovakia duhet të ngritin nivelin e përfaqësimit diplomatik dhe intensifikojnë marrëdhëniet ekonomike

Prishtinë, 21 Nëntor 2017 – Ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik rezident në mes Kosovës dhe Sllovakisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe Odave Ekonomike nga të dyja vendet respektive ishin disa nga çështjet që u diskutuan në takimin, që u zhvillua në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mes Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe shefit të Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batar.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira, duke vlerësuar se megjithëkëtë ende ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive të reja që ofrojnë tregjet në këto dy vende.

Tutje, Ministri Pacolli ka kërkuar, që gazetarët sllovakë të vijnë dhe të vizitojnë Kosovën, në mënyrë që opinioni publik i Sllovakisë të njoh më për së afërmi zhvillimet dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe potencialet që ofron vendi i ri.

 

Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festës