Na ndiqni në:

Kongresmeni Engel njeh kontributin e Ministrit Pacolli për njohje, Pacolli kërkon shtimin e prezencën amerikane

Prishtinë, 21 Nëntor 2017 – Gjatë një mëngjesi pune të zhvilluar sot me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, e ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të kryediplomatit të Kosovës në shtimin dhe zgjerimin e gjeografisë së njohjeve në të gjitha anët e globit.

Duke bashkëbiseduar mbi temën e njëjtë, kreu i diplomacisë kosovare, z. Pacolli, kërkoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe shtimin e përpjekjeve të reja me kongresmenin Engel në sigurimin e njohjeve të reja nga shtetet, që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri Pacolli kërkoi rritjen e pranisë amerikane në Kosovë dhe bëri thirrje për kompanitë gjigante amerikane me eksperiencë në fushën e minierave, që të vijnë dhe investojnë në minierën e Trepçës.

Mbi qëllimin e njëjtë të rritjes së investimeve amerikane në vendin tonë, Ministri Pacolli bëri ftesë, gjithashtu për brendet e njohura multinacionale amerikane në fushën e produkteve agro-ushqimore, që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë në mënyrë që produktet e shkëlqyera të Kosovës, të bëheshin pjesë e tregjeve globale.

Në vazhdim, Ministri Pacolli e njohu mikun e madh të shqiptarëve me vizionin e tij në qeverinë e re për të prodhuar rezultate sa më të shpejta ekonomike si dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, ai theksoi se fokusimi tek ekonomia dhe jo tek propaganda, do ta bënin dialogun më të frytshëm dhe do ta fuqizonin pozicionin ndërkombëtarë të Kosovës.

Në këtë takim morën pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, z. Valdrin Lluka dhe Shefi i Stafit të demokratëve në Komitetin mbi Marrëdhëniet me Jashtë z. Jason Steinbaum.

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin në Kanada, ku humbën jetën 10 dhe u plagosën 15 personaMinistri i Jashtëm Pacolli uron miratimin e Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, shpreh gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeveNumri dy i qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, konfirmon suksesin e Kosovës në kryesimin e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore pa cilësimet e imponuara nga vende mos njohëseMinistri i jashtëm Pacolli merr pjesë në Panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga ministri i jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore, etj