Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti ambasadorin e ri të Italisë, z. Michael Giffoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni priti sot në një takim pune ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, z. Michael Giffoni.

Prishtinë, 4 shtator 2008

Temë e bisedës mes ministrit Hyseni dhe ambasadorit Giffoni ishin zhvillimet në Kosovë, ato në rajon si dhe zhvillimet në arenën ndërkombëtare.

Biseda ishte e frytshme dhe shumë miqësore me theks të posaçëm te forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, situata në Kosovë, vijimësia e procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, lobimi për njohjen, përgatitjet e Kosovës për praninë e saj në sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, puna për pengimin e iniciativës serbe, ngjarjet në Gjeorgji, emërimi i të ngarkuarve me punë, funksionalizimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, perspektiva evropiane e Kosovës etj.

Po ashtu, ambasadori Giffoni e njohu ministrin Hyseni me vendimin e qeverisë italiane për njohjen e pasaportave të Kosovës.

Zëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesit e Fondacionit Heritage, vlerësohen arritjet e Kosovës në Indeksin për Liritë EkonomikeZv/Kryeministri Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtareKosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e Frankofonisë