Na ndiqni në:

Zëvendësministri i Jashtëm Berisha takoi ambasadorin italian, bashkëpunimi në interes të dy vendeve

Prishtinë, 10 nëntor 2017 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Anton Berisha, priti në takim, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Ambasadori italian Sardi e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të punëve të jashtme.

Ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Në takim janë diskutuar proceset SAA, ERA dhe proceset të tjera regjionale.

Zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Sardi për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian.

Në takim kishte pajtueshmëri të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes të dy shteteve dhe të integrimit të Kosovës në BE.

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo Šilhavy