Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli shpreh keqardhje dhe e dënon ashpër sulmin në Teksas të ShBA-ve

Prishtinë, 5 Nëntor 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shpreh keqardhje dhe dënon ashpër sulmin e sotshëm, që ndodhi në një Kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga i cili, sipas raportimeve të deritashme disa njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.

“Shpreh keqardhje dhe e dënoj ashpër sulmin tjetër të tmerrshëm, që ndodhi sot në një objekt kulti fetar, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përderisa detajet dhe qëllimet e këtij sulmi kriminal janë ende objekt hetimi i autoriteteve përgjegjëse, bashkëshortja dhe unë dëshirojmë t’i përcjellim nëpërmjet popullit dhe institucioneve amerikane ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë.”- përfundon deklarata e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli. 

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e Evropës