Na ndiqni në:

Deklaratë për media e Ministrit të Jashtëm Pacolli në lidhje me deklarimet e Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin

"E lexova me vëmendje të shtuar deklaratën e Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Chepurin, i cili sipas raportimeve të mediave, ndër të tjera, kishte deklaruar se ‘...sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë…’.

Është, vërtetë, për keqarjdhje, që një titullar kaq i lartë diplomatik bën deklarata të tillla, që nuk i kontribojnë aspak paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të besimit dhe pajtimit në Ballkanin Perendimor.

Rusia, në vazhdimësi ka qenë pjesë e procesit të negociatave për zgjidhjen e statusit përfundimtarë të Kosovës.

Mbase ka kaluar një kohë pak sa e gjatë --rreth 6 vjet dhe Ambasadorit rus nuk i është kujtuar, por, po e shfrytëzojë këtë rast për t’i ri-kujtuar se Organi Kryesor i Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, kishte vërtetuar me vendimin e saj se ‘shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel as të Drejtën e Përgjithshme Ndërkombëtare, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 apo Kornizën Kushtetuese…’.

Në këtë proces edhe shteti, që ai përfaqëson deponoi kontributet e tij me shkrim dhe me gojë. Unë, thjeshtë nuk e di se për çfarë Ligjesh dhe Rregullash tjera ndërkombëtare flet përfaqësuesi diplomatik rus. Në mbështetje të asaj që u tha më lartë, nuk mund të jap vlerësim tjetër pos atij të vazhdimësisë së pretendimeve ruse për krjimin e lajmeve të rreme dhe krijim hutie tek opinioni lokal dhe ndërkombëtarë”. 

Ministri i Jashtëm Pacolli pret Ambasadorën e Izraelit, i kërkon ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësMinistri i Jashtëm, Pacolli, pranon letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, vlerësohen marrëdhëniet strategjike dhe speciale në mes dy vendeveMinistri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare