Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova model suksesi për ndërtimin e paqes, bashkëjetesës në mes komuniteteve dhe tolerancës ndër-fetare

Valletta, 2 nëntor, 2017 – Kosova, me përvojën e saj në ndërtimin e paqes, bashkë-jetesën në mes komuniteteve dhe tolerancën ndër-fetare mund të shërbejë si një model suksesi për vendet tjera në botë.

Ky ka qenë mesazhi i Zëvendës–Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet e saj, në Valletta të Maltës, ku edhe do ta ketë selinë.

Në kuadër të kësaj Konference Ndërkombëtare, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, ka qenë folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, Ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.

Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, që përfshinë Senatorë amerikanë, Ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë.

Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave.

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Maltë, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri I Jashtëm i Jashtëm Pacolli u prit në takime të ndara nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca dhe Ministri i Jashtëm, Carmelo Abela dhe ku ishte darkorduar për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe organizimin e një Forumi Ekonomik, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Maltës në Kosovë, së bashku me biznese nga ky shtet

Zëvendëskryeministri Pacolli takoi homologun nga Luksemburgu Asselborn, ri-konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për KosovënMinistri i Jashtëm Pacolli: Koha për kapitull të ri në marrëdhëniet e Kosovës me Kombet e Bashkuara Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenZëvendëskryeministri Pacolli fton kompaninë e njohur Paul Wurth S.A. për investim në Kosovë