Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon fuqishëm sulmin në Nju Jork

Prishtinë, 2 nëntor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka dënuar fuqishëm sulmin e raportuar terrorist, që ndodhi dje në Nju Jork, ku mbetën të vdekur tetë persona të pafajshëm dhe dymbëdhjetë të tjerë u plagosën rëndë.

Me këtë rast, Ministri i Jashtëm, z. Pacolli i shpreh ngushëllimet në emër të Institucioneve dhe popullit të Kosovës, Institucioneve dhe popullit amerikan, duke bashkë ndarë dhimbjen me familjet e viktimave.

“Kam ndjekur me vëmendje të shtuar situatën në Nju Jork. Një akt tjetër i tmerrshëm në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta Institucioneve dhe popullit amerikan. Kosova, së bashku me shumë shtete të botës ka qenë dhe mbetet një anëtare e palëkundur e Koalicionit Global kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan në këto momente të vështira”, ka thënë Ministri Pacolli. 

Zëvendës-ministrja e Jashtme Vuniqi takoi delegacionin suedez, diskutohet mundësia e investimeve suedeze në KosovëMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë Organizatë