Na ndiqni në:

Ministri Pacolli pritet nga homologu i Maltës Abela, pajtohen për Forum Ekonomik në mes dy vendeve

Valletta, 1 Nëntor, 2017 – Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Maltë, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Z. Behgjet Pacolli, u prit në një takim të vecantë edhe nga Ministri i Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela.

Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli fillimisht e ka falenderuar homologun e tij për pritjen, mbështetjen e palëkundur dhe të gjithanshme nga ky shtet, ndërkohë që ka kërkuar që mbështetja e njëjtë të vazhdojë edhe më tutje, në vecanti në lidhje me prioritetet strategjike të Kosovës sic është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtatarë të Kosovës.

Ministri i Jashtëm Pacolli i përcolli edhe ftesën për të vizituar Kosovën Ministrit Abela, gjë e cila është pranuar me kënaqësi. Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Ministri Abela, me propozim të ministrit Pacolli do të shoqërohet me biznese nga Malta, në mënyrë që të organizohet një Forum Ekonomik në mes dy vendeve respekive.

Gjatë takimit, Ministri i Jashtëm Maltës, Abela ka rikonfirmuar qëndrimin se Malta do të vazhdojë që ta mbështesë Kosovën në lidhje me anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare, procesin e integrimit në strukturat evro-atlantike, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe se Malta është e hapur për të shikuar rrugët dhe mundësitë, që shpiejnë drejt thellimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ekonomia e shtetit të Maltës është rritur 5 për qind gjatë vitit 2016, duke u vlerësuar si ekonomia me shpejtësinë më të madhe të rritjes brenda Bashkimit Evropian. Të hyrat për kohë banori në këtë shtet llogaritet të jenë rreth 39 mijë dollarë në vit. 

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtëZëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës Kosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të FrankofonisëMinistri Jashtëm Pacolli takon Lordin Amad, diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë