Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga Presidentja e Maltës, Coleiro Preca, pritet Memorandum Bashkëpunimi në mes dy vendeve

Valletta, 1 Nëntor, 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Z. Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maltë, u prit në një takim të veçantë nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca.

Në kuadër të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri Pacolli fillimisht i ka përcjellë përshëndetjet Presidentes së këtij shteti në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, ndërkohë që e ka falënderuar për mbështetjen konsistente të Maltës që i ka dhënë Kosovës dhe nëpër të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar vendi ynë.

Tutje, Zëvendës-Kryeministri Pacolli kërkoi që mbështetja e tillë të vazhdojë të ekzistojë edhe më tutje, në veçanti sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe Organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet zgjerimit të njohjeve të reja.

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca tha se Malta në vazhdimësi e ka mbështetur Kosovës dhe do të vazhdojë që ta mbështesë edhe më tutje.

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Z. Behgjet Pacolli dhe Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë miqësore të zhvilluar në mes dy vendeve dhe dy popujve, dhe kanë diskutuar edhe për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushat që do të jenë me interes për të dyja vendet dhe që do të përfshijnë arsimin dhe të tjera. 

Takim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në SofjeZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Sqarim për mediaFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut Kukës