Na ndiqni në:

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, vizitë në Maltë

Prishtinë, 1 nëntor 2017 – Gjatë qëndrimit në Maltë, ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e nisi aktivitetin e tij, në takimin me Presidentin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, Ahmed Al Jarwan, një personalitet i rëndësishëm në botën arabe, që drejton njëherësh dhe Parlamentin arab.

Presidenti Al Jarwan e njoftoi zotëri Pacollin me Organizatën e re ndërkombëtare, me seli në Maltë, e themeluar nga një grup personalitetesh nga gjithë bota, senatorë amerikanë, vendimmarrës nga bota arabe, afrikane, evropiane, etj., e cila do përkushtohet në nxitjen e iniciativave në gjithë botën, për nxitjen e paqes dhe tolerancës. Ajo do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale, të mediave, etj.

Zotëri Pacolli e vlerësoi idenë e themelimit të kësaj Organizate, e cila nis nga puna sot, me praninë e autoriteteve më të larta të Maltës- kryeministrit, ministrit të jashtëm maltez, ministrave të jashtëm të disa vendeve, parlamentarëve, vendimmarrësve nga shumë vende të botës, etj. Ai i tha bashkëbiseduesit të tij, se Kosova do të ketë rolin e vet brenda kësaj organizate, me degën e vet, etj.

Prania e shumë personaliteteve nga shumë pjesë të botës është një rast i mirë për zotëri Pacollin për të zhvilluar aktivitete lobuese me shtete të cilët nuk e kanë njohur Kosovën. Ai ka nisur kontakte intensive me delegacione të pranishme në mbledhjen inaugurale.

Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e Përfaqësuesve