Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Turqi, Turqia do ta mbështesë edhe më shumë Kosovën

Prishtinë, 26 Tetor 2017 – Turqia do ta mbështesë Kosovën edhe më shumë se më parë dhe në të gjitha proceset. Ky është përfundimi i takimit të ministrit të jashtëm të Kosovës dhe Zëvendëskryeministrit të Parë, Behgjet Pacolli, me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara.

 Ndihma turke, do fokusohet fuqishëm në drejtim të zhvillimit ekonomik, investimeve që rrisin punësimin, duke shfrytëzuar edhe mundësitë që krijon Ligji për Investime Strategjike, si dhe duke marrë parasysh ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe traditën e mirë në këtë drejtim.

Ministri i jashtëm Pacolli, duke falënderuar Turqinë si shtet mik, për çfarë ka bërë deri më tani prej momenteve të vështira të konfliktit, kërkoi që kjo ndihmë të rritet në planin ekonomik, me fokusim në energjetikë, por dhe në planin ndërkombëtar (lobim për njohjet dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare).

Duke përshkruar përbërjen e mallrave në tregun ushqimor dhe bujqësor të Kosovës dhe vlerën gati miliardëshe, zoti Pacolli kërkoi rritjen e pranisë së mallrave turke për të kufizuar monopolet e vendeve fqinjë në këtë treg, duke kontribuar kështu pozitivisht edhe për cilësinë dhe çmimin e këtyre mallrave.

Në vazhdim z. Pacolli kërkoi ndihmën e Turqisë, që Serbia të heqë dorë nga bllokimi i Linjës së Interkoneksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, ndërtuar me financime perëndimore dhe që lehtëson krizën energjetike në Kosovë, për çka homologu i tij shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë drejtim.

Në margjina të këtij takimi, të dy palët janë pajtuar për mbajtjen e kontakteve të rregullta, koordinimit të nevojshëm dhe bashkërendimit të të gjitha çështjeve, që vlerësohen të interesit të përbashkët.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Çavuşoğlu, Ministri i Jashtëm Pacolli do të vazhdojë me takimet e tjera, duke përfshirë edhe atë me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë.

Më pas, Kryediplomati kosovar do të vendosë edhe një kurorë lulesh tek varri i Ataturkut. Vizita e Ministrit të Jashtëm Pacolli në Turqi pason pas asaj që ai i bëri Republikës së Maqedonisë, ndërkohë që turneu i ri diplomatik, që synon krijimin e sinergjive të reja të diplomacisë kosovare do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim në vende të tjera.

Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq