Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin me diplomatin amerikan Yee: Zgjidhjet ekonomike lehtësojnë marrëdhëniet ndër-etnike

Prishtinë, 25 Tetor 2017 – “Zgjidhjet ekonomike janë shumë të mira për të lehtësuar marrëdhëniet ndër-etnike”. Kështu janë dakorduar, z Hoyt Brian Yee, Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, gjatë takimit të tyre të përzemërt, që zhvilluan sot në orët e pasdites në Prishtinë.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli, e njohu zyrtarin e lartë amerikan me idetë e tij për zgjidhjen e problemit të Trepçës, ashtu edhe bashkimin e Mitrovicës, nëpërmjet shtrirjes së Zonës së Lirë Ekonomike në gjithë territorin e kësaj komune, si zgjidhje që prodhon mirëqenie, mirëkuptim dhe zhvillim ekonomik për atë zonë.

Gjatë bisedës, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, foli dhe për takimet e shumta të tij në rajon, sic ishte vizita e sotshme në Maqedoni dhe ajo e mëhershme në Mal të Zi, duke theksuar qasjen konstruktive të Qeverisë së re dhe të tijën personale, për të zhvilluar marrëdhënie paqësore dhe të fqinjësisë së mirë, gjë e cila do t’i kontribonte forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.

Në lidhje me Serbinë, ministri Pacolli tha se “kemi zgjedhur të mos i përgjigjemi provokimeve, që vijnë nga Serbia, duke shikuar më shumë nga e ardhmja, në respekt të plotë të sovranitetit tonë dhe nevojës për të përmbyllur përfundimisht këtë kapitull të historisë”.

Nga ana e tij, diplomati amerikan vlerësoi hapat e rinj, dinamikën dhe kreativitetin e diplomacisë kosovare në drejtim të njohjeve të reja, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, për të cilat, SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë asistencën e tyre.

Z. Yee, garantoi se SHBA do jenë afër Kosovës, do të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të vendit dhe në të gjitha fushat e tjera.Ai, tutje kërkoi, që Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit, si kapitull që mban peng liberalizimin e vizave dhe inkurajoi Kosovën, që të vazhdojë në rrugën e reformave të gjithanshme.

Kosova ri-konfirmon angazhimin e vet ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe kërkon të përmbyllë me Interpolin, integrimin në strukturat globale të sigurisëNumri dy i qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, konfirmon suksesin e Kosovës në kryesimin e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore pa cilësimet e imponuara nga vende mos njohëseMinistri i jashtëm Pacolli merr pjesë në Panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga ministri i jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore, etjMinistri i Jashtëm Pacolli uron miratimin e Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, shpreh gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve