Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli: Katari do të mbështesë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare

Prishtinë, 24 Tetor 2017 – Shteti i Katarit ka mbështetur dhe qëndruar pranë Kosovës në të gjitha proceset dhe do të vazhdojë t’i jap mbështetje edhe më të fuqishme vendit tonë, në veçanti për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në Komunitetin Ndërkombëtarë.

Kështu ka vlerësuar Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, pas një pritje që i ka bërë të Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarin në Shqipëri, z. Hashim Ibrahim Al-Sada.

Në kuadër të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli fillimisht ka pranuar urimet e Emirit të Katarit për detyrën e re, nëpërmjet përfaqësuesit diplomatik të këtij shteti, duke u siguruar për vazhdimin e mbështetjes së plotë dhe të palëkundur nga ky shtet dhe duke pranuar ftesën zyrtare për të vizituar shtetin e Katarit, në një kohë të përshtatshme.

Në vijim të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli, në emër të Institucioneve të Kosovës i ka shprehur mirënjohje të thellë të Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarit, z. Ibrahim Al-Sada, për mbështetjen e deritanishme, duke shprehur zotimin dhe vullnetin nga pala kosovare për intensifikimin edhe më të madh të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Tutje, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë e relaksimit të marrëdhënieve në mes shteteve të Gjirit, pas krizës, që filloi më herët gjatë këtij viti, duke nënvizuar se paqja e arritur në mes shteteve të Gjirit do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në lindjen e mesme, por, edhe më gjerë.

Sqarim për mediaBashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike KombëtareFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësVijon vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës në Sofje: takim me shefen e Komisionit të Politikës së jashtme të Kuvendit të Bullgarisë dhe pjesëmarrje në Forumin e Odave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeve