Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, nesër, më datë 25 Tetor, 2017 do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoni, kreu i diplomacisë së Kosovës do të takohet fillimisht me homologun e tij maqedon, Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, pastaj me Kryeministrin, z. Zoran Zaev, si dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.

Takimi i parë do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 9:20.
Pas këtij takimi të dy Ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në orën 10:50 në sallën e konferencave në katin e parë.

Takimi me Kryeministrin Zaev do të mbahet në ambientet e Qeverisë me fillim nga ora 11:00, ndërsa ai me Kryetarin e Kuvendit, z. Xhaferi, me fillim nga ora 11:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Mediat e interesuara për mbulimin e kësaj vizite janë të mirëseardhura.
 

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq