Na ndiqni në:

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, takon homologun e saj nga Shqipëria, Etjen Xhafa, diskutohet përgatitja e agjendës së mbledhjes së dy Qeverive

Prishtinë, 24 Tetor 2017 – Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka pritur në një takim homologun e saj nga Republika e Shqipërisë, Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Etjen Xhafa.

Në takim është diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit dhe përgatitjen e agjendës së mbledhjes së dy Qeverive, e cila do të mbahet në Korçë, me datën 27 Nëntor, 2017.

Pas datës 27 Nëntor, të dy Qeveritë do të takohen në Vlorë për të hapur Vitin e Skënderbeut.

Pas takimit me Zëvendës Ministren Vuniqi, delegacioni shqiptarë është planifikuar të takohet edhe Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z., Fatmir Limaj, i cili është emëruar nga Qeveria e Kosovës si Koordinator për organizimin e kësaj mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë.

Sqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine Camilleri