Na ndiqni në:

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në takimin me stafin e MPJ-së: Imazhi i Kosovës duhet të përmirësohet

Prishtinë, 19.10.2017 – Respekt ndaj njëri tjetrit, dashuri për punën, shtim të përgjegjësisë ndaj Institucionit, qasje më kreative dhe rritje edhe më të madhe të dinamikës, entuziazmit dhe punës në ekip.

Këto kanë qenë, disa nga mesazhet e Zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, gjatë një pritje dhe takimi të përbashkët me të gjithë nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në takimin individual, me pothuaj secilin zyrtarë të MPJ-së, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Pacolli, tha se vetëm duke vepruar në këtë mënyrë Institucioni, që ai udhëheq mund të ketë sukses dhe suksesi i njëjtë do t’i atribuohet edhe vendit tonë.

“Në mes punës dhe suksesit është diçka shumë e shenjtë. Dhe, kjo e shenjtë është dashuria për punën. Është privilegj për të gjithë ne, që jemi në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Pacolli.

Në këtë drejtim, ai kërkoi që të ketë rritje të përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e një imazhi sa më të mirë për Institucionet, por, edhe të vendit në marrëdhënie me jashtë dhe duke vepruar kështu, kjo do të kishte një rëndësi të madhe edhe sa i përket perspektivës dhe integrimit Evro-Atlantik të vendit tonë.

“Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës imazhi i Kosovës ka pasur një luhatje. Vakumi Institucional, përgjegjësia e ulët ndaj punës dhe Institucioneve dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës.

Andaj, duhet të punojmë shumë më shumë, që imazhi i Kosovës të përmirësohet dhe duhet të fillojmë nga këtu”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli, duke shtruar se “secili prej zyrtarëve të Ministrisë së Jashtëm është i vlefshëm dhe se asgjë nuk mund të bëhet në mënyrë individuale, por, vetëm si ekip”.

Serbia të ndalë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për pengimin e njohjes së Kosovës Ambasadori Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter SteinmeierZëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti SkënderiMinistri i Jashtëm Pacolli priti homologun maqedonas Dimitrov, marrëdhëniet në mes dy vendeve shembull i bashkëpunimit në rajon