Na ndiqni në:

Ministri Hyseni zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë

Me ftesë të ministrit të jashtëm të Shqipërisë, z. Lulzim Basha, ministri Hyseni, në datën 3 shtator, zhvilloi në Tiranë vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hyseni pati takime të ndara me krerët më të lartë të shtetit shqiptar si dhe me liderin e opozitës, z. Edi Rama.

Në takimet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit znj. Jozefina Topalli si dhe me homologun e tij, ministrin e jashtëm të Shqipërisë, z. Lulzim Basha ministri Hyseni mori edhe një herë garancinë e plotë se shteti shqiptar do të vazhdojë angazhimin maksimal në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Nga ana e tij, kreu i diplomacisë kosovare i falenderoi bashkëbiseduesit për ndihmën e vazhdueshme që shteti shqiptar i ka dhënë Kosovës, veçmas në shpalljen e pavarësisë dhe përballimin e vështirësive pas këtij procesi.

Gjatë gjithë takimeve, temë kryesore e tyre ishin forcimi i mëtejmë i marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve, bashkërendimi i politikave të jashtme të të dy vendeve, bashkërendimi për integrimin euro- atlantik etj.

Ndërkaq, gjatë takimeve, ministri Hyseni i ka njohur bashkëbiseduesit me zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe me ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit. Ai ka bërë një rezyme të qartë të krejt situatës në Kosovë, zhvillimeve të saj të brendshme si dhe një rezyme të punës së deritashme të Ministrisë së Jashtme të Kosovës si dhe sfidave me të cilat përballet diplomacia kosovare në fillet e institucionalizimit të saj.

Përpos falenderimeve për atë çka shteti shqiptar ka bërë deri më tash për Kosovën, ministri Hyseni kërkoi nga krerët e lartë të shtetit shqiptar një bashkërendim të mëtejmë në përpjekjet për njohjet e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës, anëtarësimit të saj në organizatata ndërkombëtare si dhe në aktivitetet e mëtejshme diplomatike të shtetit të Kosovës.

Në këtë plan, me homologun e tij Basha, minstri Hyseni u dakordua për një axhendë sa më të koordinuar mes diplomacisë kosovare dhe asaj shqiptare gjatë sesionit të 63 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, çka nga të dy palët shihet si një rast shumë i mirë për lobim të koordinuar për pavarësinë e Kosovës, por edhe pengimin e çdo lloj iniciative nga pala serbe që ka të bëjë me pengimin e procesit të njohjeve të Kosovës shtet i pavarur dhe Sovran. 

Ministri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e Evropës