Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Belgjika duhet të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve

Prishtinë, 10 Tetor 2017 – Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës duhet t’i shtojnë energji të reja përpjekjeve nga të dyja vendet respektive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve.

Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, gjatë një takimi të ndarë, që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme me Ambasadorin rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.

Në kuadër të këtij takimi me diplomatin belg, të akredituar në Kosovë është diskutuar edhe në lidhje me nevojën e përkrahjes së këtij shteti për liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evro-atlantike për Kosovën, si dhe për vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.

Mbretëria e Belgjikës ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës, i cili i ka ofruar mbështetje të fuqishme ndaj të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë.

Që nga pranimi i detyrës si Zëvendës-Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Pacolli, ka vënë Diplomacinë Ekonomike si njërin nga prioritetet kryesore të Politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm Pacolli uron miratimin e Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, shpreh gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeveMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet dhe sfidat e Politikës së Jashtme të Kosovës në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime PolitikeMinistri i jashtëm Pacolli merr pjesë në Panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit, drejtuar nga ministri i jashtëm francez, së bashku me shumë homologë, Presidentin e Bankës Botërore, etjMinistri i jashtëm Pacolli do të flasë në panelin kushtuar financimit të terrorizmit, për punën e Kosovës në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol