Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli: Qytetarët e Kosovës që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me Demarkacionin

Prishtinë, 4 Tetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të veçantë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Christian Danielsson.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.

Në lidhje me përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Pacolli, ka theksuar se “Qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin”, duke shprehur përkushtimin se “do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet”.

Në vijim të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Pacolli, e ka njoftuar mysafirin nga Komisioni Evropian edhe me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke vlerësuar se “Qeveria dinamike e Kryeministrit Haradinaj ka përkushtim të plotë për bashkëpunim rajonal, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik sipas një modeli të ri zhvillimi me fokus bujqësinë dhe që synon nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës”.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, z. Danielsson, ofroi mbështetjen e tij të plotë për këto objektiva, duke përsëritur se kriteret e mbetura duhet të plotësohen. Ai, më tutje kërkoi që Kosova të jetë mbështetëse e idesë së Hapësirës Rajonale Ekonomike, nga e cila të gjithë mund të përfitojë.

Ministri i Jashtëm Pacolli: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave një moment i rëndësishëm historik për vendin dhe qytetarëtZëvendësministri i Jashtëm Gjergj Deda vizitë zyrtare në Itali, kërkon thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeveKomunikatë për MediaZëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti Skënderi