Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli në takim me Drejtorin e Bankës Botërore: Lufta kundër papunësisë së të rinjve të jetë prioritet i projekteve të reja të BB-së

Prishtinë, 4 Tetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, priti në një takim Drejtorin për Kosovën të Bankës Botërore, z. Marco Mantovanelli, ku është folur për format dhe modalitet e vazhdimit të mbështetjes për Kosovën nga ky institucion.

Me këtë rast, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka vlerësuar se lufta kundër papunësisë së të rinjve, veçanërisht asaj të fshatit duhet të jetë prioritet i projekteve të reja të Bankës Botërore.

“Platformat agro-ushqimore të procesimit të plotë të produkteve bujqësore janë vetëm njëri prej mjeteve për ta luftuar papunësinë, por, edhe për të shmangur varësinë nga importi i produkteve bujqësore nga vendet fqinje”, ka thënë Pacolli.

Ndërkohë, Drejtori për Kosovën i Bankës Botërore, z. Marco Mantovanelli, e ka informuar Zëvendës-Kryeministrin e parë dhe Ministrin e Jashtëm, z. Pacolli me strategjinë e Bankës Botërore për vitin 2017, që parashikon mbështetje për sektorin energjetik, energji të ri-përtëritshme, efiçiencë energjetike, projektin e Termocentralit Kosova e Re, si dhe atë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Në vijim të bashkëbisedimit, ai kërkoi nga z. Pacolli ide të reja për projektet në luftën kundër papunësisë të rinjve.

Komunikatë për MediaKosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e FrankofonisëMinistri i Jashtëm Pacolli priti homologun maqedonas Dimitrov, marrëdhëniet në mes dy vendeve shembull i bashkëpunimit në rajon Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, takoi zyrtaren e lartë gjermane, Kerstin Zielosko-Labonte, diskutohet për bashkëpunimin reciprok