Na ndiqni në:

Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pret ambasadorin e Norvegjisë, Norvegjia e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë, 4 Tetor 2017 – Në vazhdën e takimeve të kurtuazisë me Ambasadorët rezident të shteteve të huaja të akredituar në Kosovë, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, priti në një takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në margjina të këtij takimi, Ambasadori, Per Strand Sjaastad, ka përgëzuar Zëvendës-Kryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, duke i përcjellë njëkohësisht edhe urimet nga Institucionet respektive të shtetit norvegjez.

Në ndërkohë, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.

Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj nderohet nga Arbëreshët Zëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Ministri i Jashtëm Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësDeklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi Kosovën