Na ndiqni në:

Zv/KM dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pret Zëvendës-Kryeministrin e Maqedonisë Osmani, Kosova dhe Maqedonia me mbledhje të përbashkët në mes dy Qeverive

Prishtinë, 3 Tetor 2017 – Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja Qeverive; do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve respektive; do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.

Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takimin në mes Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, me Zëvendës-Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, takimi ky i cili u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.

Në ndërkohë, sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë përkitazi me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq