Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon fuqimisht sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi në qytetin Edmonton në Kanada

Prishtinë, 1 Tetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, shpreh shqetësimin e tij të thellë dhe dënon fuqimisht sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi në qytetin Edmonton në Kanada dhe si rezulatat i të cilit mbeten të plagosur një oficer policie dhe disa persona të tjerë.

“Jam thellësisht tronditur nga sulmi i ulët dhe qyqar, që ndodhi në qytetin Edmonton në Kanada dhe si rezulatat i të cilit mbeten të plagosur një oficer policie dhe disa persona të tjerë. Ne, të gjithë jemi të vetwdijshëm, që fuqia e Kanadasë buron nga diversiteti i shoqërisë së saj dhe ashtu siç e ka thënë edhe Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ne nuk duhet të lejojmë që ekstremizmi i dhunshëm të krijojë ndarje apo të ndjellë frikë brenda shoqërisë dhe komuniteteve ku jetojmë. Lutemi, që të gjithë të plagosurit, që ishin viktima të këtij akti të dhunës të kenë shërim sa më të shpejtë. Kosova dhe populli i saj qëndron me popullin dhe Institucionet kanadeze”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli

Takim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në SofjeZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Fjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësDeklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi Kosovën