Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dënon fuqimisht sulmin barbar, që ndodhi në Marseille të Francës

Prishtinë, 1 Tetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, dënon fuqimisht aktin barbar, që ndodhi sot në stacionin qëndror të trenit në qytetin Marseille të Francës, ku sipas raportimeve mbeten të vrara dy gra dhe disa persona të tjerë u plagosën.

“Jam vërtetë i trishtuar nga sulmi barbar, që ndodhi sot në stacionin qëndror të trenit në qytetin Marseille të Francës, ku sipas raportimeve mbeten të vrara dy gra dhe disa persona të tjerë u plagosën. Akte të tillë të ulëta dhe barbare nuk janë vetëm kundër vlerave demorkatike, por, kundër çdo vlere njerëzore. Familjeve dhe të afërmëve të viktimave i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë. Institucionet dhe populli i Kosovës qëndrojnë krah për krah me Institucionet dhe popullin francez në këto momente pikëllimi.”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli.

Ministri i Jashtëm Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësDeklaratë për mediaTakim i suksesshëm midis dy ministrave të jashtëm dhe zëvendëskryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Zaharieva dhe Pacolli në SofjeFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut Kukës