Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pritet në selinë qëndrore të NATO-s, ri-konfirmohet vazhdimi i mbështetjes

Bruksel, 28 Shtator – 2017 – Në vazhdim të vizitës zyrtare në Bruksel, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, u prit në selinë qëndrore të NATO-s.

Ky takim i kreut të diplomacisë kosovare filloi me një shtrëngim duarsh, mikpritje të ngrohtë dhe foto të përbashkët zyrtare me Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj Rose Bottemoeller, për të vazhduar më pas edhe me pjesën zyrtare të shprehjes së qëndrimeve respektive dhe paralelisht me këtë edhe shikimit të mundësive për zgjerimin dhe rritjen e bashkëpunimit të dyanshëm.

Në vijim të këtij takimi, znj Bottemoeller fillimisht përgëzoi Zëvendës-Kryeministrin e Parë dhe Ministri e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për zgjedhjen në këtë pozitë dhe gjithashtu e falënderoi për rolin, që ai kishte dhënë në zgjidhjen dhe tejkalimin e krizës politike, që po përballej vendi pas zgjedhjeve.

Në vazhdim, ajo ka shprehur interesim edhe për qëndrimin dhe qasjen e Institucioneve të Republikës së Kosovës përkitazi me procesin e mbarëvajtjes së dialogut me Serbinë si edhe zgjidhjen e cëshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Sa i përket cështjes së dialogut Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka theksuar se kjo cështje duhet ta ketë një kornizë të qartë kohore, ndërsa në lidhje me shënimin e vijës kufutare me Malin e Zi, ai ka shprehur besimin që kjo qështje do të tejkalohet në mënyrën më të mirë, duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve.

Zëvendës-Sekretarja e Përgjithshme të NATO-s, znj Rose Bottemoeller, ka ri-theksuar qëndrimin edhe të mëhershëm se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, ashtu sic edhe ka bërë në të kaluar. Gjatë takimit është diskutuar edhe mbi procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, gjë për të cilën ka pasur dakordim se kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë me NATO-n, në mbështetje të kornizës ligjore vendore si dhe në bashkërendim të veprimeve me shtetet shtetet aleate dhe partnere.

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, e ka falenderuar Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj Rose Bottemoeller, në emër të asaj, që ai e ka cilësuar “të të gjithë brezave të Kosovës”, për rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të kësaj organizate në përfundimin e luftës, ndërtimin e paqes dhe vazhdimin e mëtejmë të ofrimit të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke vlerësuar se “nuk do të mund të imagjinohej Kosova dhe rajoni pa prezencën e NATO-s”.

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, fillimisht ishte planifikuar të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg, por, kjo nuk kishte qenë e mundur, pasi që ai ndodhej për një vizitë tjetër zyrtare.

Ambasadori Norvegjisë priti Zëvendësministrin e jashtëm, Gjergj DedajZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festësMinistri i Jashtëm Pacolli në Emirate të Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaciZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në Holandë