Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga Komisioneri Hahn, Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e agjendës evropiane

Bruksel, 28 Shtator 2017 - Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikes se Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, në kuadër të vizitës së tij të parë në selinë e Institucioneve të Bashkimi tEvropian, është pritur në një një takim bilateral nga Komisioneri për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn.

Në kuadër të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikes se Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, fillimisht e ka uruar mikpritësin për pritjen e ngrohtë, mbështetjen e vazhdueshme nga Institucioni që ai drejton, por, edhe për angazhimin e tij personal përkitazi me procesin e përafrimit të Kosovës dhe rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian .

Më pas, kryediplomati kosovar, Pacolli, ri-konfirmoi qëndrimin zyrtar të Institucioneve të Republikës së Kosovës se “procesei i integrimit evropian dhe euro-atlantik mbetet qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”, duke konsideruar se “vlerat evropiane janë edhe vlera të Kosovës dhe se rrugëtimi i Kosovës nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane”.

Në vazhdim të këtij takimi Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli shprehi zotimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu edhe dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe liberalizimin e vizave.

Tutje, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli gjatë takimit me Komisionerin Hahn ka diskutuar edhe në lidhje me cështjet e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, duke vlerësuar se nëse kjo qështje nuk është problem në mes këtyre dy vendeve, atëherë nuk duhet të krijohen probleme apo pengesa edhe nga ana e BE-së. Në lidhje me këtë, ai ka konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në mes Kosovës dhe Malit të Zi.Nga ana e tij, Komisioneri Hahn ka nënvizuar se do të shikohen mundësitë se si do të veprohet më tutje në lidhje me këtë proces, duke marrë parasysh qëndrimet edhe të shteteve anëtare. Ai, gjithashtu ri-konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe ka porositur që Institucionet e vendit të fokusohen në zbatimin e agjendës evropiane dhe reformave të kërkuara në lidhje me këtë proces.

Procesi i bashkëpunimit rajonal/fqinjësisë së mirë dhe proceseve rajonale në fushën e integrimit evropian si ai i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor/Procesi i Berlinit, përfshirë deklaratën e Triestes është vlerësuar si i një rëndësie të veçantë, përderisa mosnjohja nga pesë vendet e BE-së konsiderohet se mbetet ende një sfidë.

Në margjina të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka shprehur edhe përkushtimin e Institucioneve të Kosovës në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, duke ri-theksuar zotimin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë Organizatë