Na ndiqni në:

Komunikatë për media nga Vizita e Zëvendës -Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm Pacolli në Mal të Zi

Podgoricë, 26 Shtator 2017 – Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Republikën fqinje të Malit të Zi.

Në takimet e shumta me drejtuesit më të lartë të të gjitha institucioneve malazeze, duke filluar nga takimi me homologun e tij, Srdjan Darmanović, Ministër i Punëve të Jashtme, pastaj me Zëvendës -Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin, me Z. Ivan Brajović, Kryetar i Parlamentit, si dhe Presidentin e këtij shteti, Sh.T.Z. Filip Vujanović, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Pacolli, falënderoi përfaqësuesit më të lartë të shtetit pritës për mbështetjen e vazhdueshme, duke filluar nga periudha e luftës në Kosovë, njohjen e shtetësisë, mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në frymën e kësaj, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z Pacolli, vlerësoi edhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha nivelet.

Nga ana e tyre, mikpritësit e këtyre takimeve kanë vlerësuar faktin se si shprehje e këtyre marrëdhënieve, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z Pacolli kreu vizitën e tij të dytë jashtë Kosovës në Mal të Zi.

Në vazhdim të këtyre takimeve, numri dy i qeverisë së Kosovës dhe shefi i diplomacisë, z. Pacolli, kërkoi përshpejtimin e punës për të rritur nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, veçanërisht në ekonomi, në rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe njerëzore, ku komunikacioni konsiderohet se ka rëndësi thelbësore.

”Ne duhet të punojmë kah integrimi i linjave hekurudhore, krijimi i subjekteve të përbashkëta në fushën e transportit ajror, etj. Ne jemi vende të vogla, që të kemi sukses në këto lloj transportesh, në botën globale që na rrethon”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i arë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z Pacolli.

Tutje, bashkëbiseduesit e nivelit më të lartë të Malit të Zi, kanë shprehur mirëkuptimin për vonesat në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit mes dy vendeve, duke e konsideruar atë si ”çështje politike”.

Në lidhje me këtë çështje, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z Pacolli i ka njoftuar mikpritësit me situatën politike, pas krijimit të institucioneve të reja në Kosovë dhe ka shprehur besimin se kjo çështje do kapërcehet në mënyrën më të përshtatshme, pa cenuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, në respekt të plotë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, ndjeshmërinë të opinionit publik dhe të drejtave pronësore të qytetarëve.

Vizita e shefit të diplomacisë së Kosovës në Mal të Zi është mbyllur me takimin me përfaqësuesit e partive shqiptare. Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Pacolli mundësoi bashkimin e tyre në këtë rast, duke dëgjuar shqetësimet, aspiratat e tyre për afirmimin politik dhe shoqëror të pakicës shqiptare në Mal të Zi.

Ministri i Jashtëm Pacolli: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave një moment i rëndësishëm historik për vendin dhe qytetarëtSekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, takoi zyrtaren e lartë gjermane, Kerstin Zielosko-Labonte, diskutohet për bashkëpunimin reciprok Zëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti SkënderiAmbasadori Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier