Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot ne takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert dhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou.

Në takimin me ambasadorin e Francës në Kosovë z.Didier Chabert, Zëvendeskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli vlerësuan lartë raportet ne mes të Kosovës dhe Francës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.

Z. Pacolli ka diskutuar për projektet e përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ambasadori i Francës në Kosovës, z. Didier Chabert, ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Francës për Kosovën, duke garantuar kështu vazhdueshmëri të mbështetjes së shtetësisë së saj. Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Francës për gadishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli, më pas ka takuar edhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, znj.Alexandra Papadopoulou. Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, shfaqi përkushtimin e tij për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të MPJ-së dhe Misionit të EULEX-it.

Në këtë takim, Pacolli kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes Kosovës dhe EULEX-it.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z.Behgjet Pacolli për bashkëpunim dhe vuri në dukje se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli