Na ndiqni në:

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli takon homologun e tij nga Armenia, Sh.T.Z.,Eduard Nalbandyan

New York, 23 Shtator – 2017 – Në ditën e fundit të takimeve të tij zyrtare në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, takoi në një takim dy-palësh, homologun e tij nga Armenia, Sh.T.Z.,Eduard Nalbandyan.

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli, fillimisht i ka shprehur falënderimin për realizimin e këtij takimi, e më pas edhe mirënjohjen për qasjen pragmatike të këtij shteti në raport me Kosovën dhe në veçanti për mbështetjen, që ky shtet i ka dhënë vendit tonë në Frankofoni.

Në vazhdim, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli ka vlerësuar pozitivisht nivelin aktual të dialogut dhe komunikimit politik në mes dy vendeve, përkundër mos-njohjes “de jure” të pavarësisë së Kosovës.

“Ne besojmë fuqishëm se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Armenia do të forconte stabilitetin dhe paqen në rajon dhe do të promovonte perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli.Tutje, ai, e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij armen se “anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare do të mbetet një ndër prioritetet parësore të politikës së jashtme”, duke i kërkuar mbështetjen e shtetit të Armenisë në lidhje me këtë proces.

Në fund të takimit, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli kërkoi njohen e pasaportave të Republikës së Kosovës, duke argumentuar se deri më tash 185 shtete e pranojnë pasaportën e vendit tonë dhe se kjo do të lehtësonte lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët, do të promovonte shkëmbimin ekonomik, akademik dhe turisik. 

Zëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti SkënderiZëvendësministri i Jashtëm Gjergj Deda vizitë zyrtare në Itali, kërkon thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeveAmbasadori Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter SteinmeierDrejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj takoi deputetin nga Australia, Chris Crewther