Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takoi homolugun e tij nga Brunei Darussalam, synohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik

New York, 21 Shtator 2017 - Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës se Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, ka pritur në një takim bilateral, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, homologun e tij nga Brunei Darussalam, Shkëlqësinë e Tij, Pehin Dato Lim Jock Seng.

Me këtë rast, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, i ka shprehur mirënjohjen e thellë homologut të tij nga ky shtet për njohjen e Kosovës, miqësinë e ofruar, respektin dhe hapjen për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe në mes dy popujve.

Në këtë drejtim, ai theksoi gatishmërinë e tij dhe të Institucioneve të Republikës së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, me fokus të veçantë në fushën ekonomike dhe atë tregtare.

“Ne jemi të interesuar të organizojmë një Forum Ekonomik dhe Investues në Brunei për të promovuar vendin tonë si destinacion për komunitetin e biznesit të Bruneit. Kosova dhe Brunei duhet të synojnë nënshkrimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen e Investimeve në të dyja vendet respektive dhe Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë. Për shtet mike largësia gjeografike ka pak rëndësi. Pozicioni strategjik i këtij vendi ofron shumë.”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet PACOLLI.

Në vijim të takimit, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes nga Brunei Darussalam për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëZëvendësministri i Jashtëm Dedaj pritet në Lezhë nga kryetari FrrokajMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari Tillerson