Na ndiqni në:

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takon homolugun e tij të Emiratave të Bashkuara Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya

New York, 21 Shtator 2017 - Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikes se Kosovës, z. Behgjet PACOLLI, në kuadër të takime të tij në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara takoi në një takim të veçantë homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya.

Në kuadër të këtij takimi, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm z. Pacolli, falenderoi homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara për mbështetjen sistematike dhe të palëkundur të vendit të tij ndaj Kosovës dhe popullit të saj nëpër të gjitha proceset, Tutje, ai shprehi vulletin e tij për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin dy-palësh në mes dy vendeve, duke theksuar në veçanti investimet e mundshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit, bujqësisë, teknologjisë informative dhe shërbimeve.

Gjatë takimit është përmendur si shenjë positive edhe hapi i ndërmarrë nga Institucionet e Republikës së Kosovës për heqjen e vizave për të gjithë shtetasit, që janë në posedim të Pasaportave të lëshuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si hap konkret për rritjen e mundësive në fushën e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve është vlerësuar edhe organizimi i përbashkët të Forumit Ekonomik dhe Investimeve në Abu Dhabi vitin e ardhshëm. Gjatë këtij takimi është ri-konfirmuar, gjithashtu, mbështetja e Kosovës për anëtarësim në gjitha Organizatat Ndërkombëtare.

Me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, Republika e Kosovës, pritet që së shpejti të hap Ambasadën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Ministri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festës