Na ndiqni në:

Pacolli edhe sot po vazhdon me agjendën e ngjeshur në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme në New York



New York, 20 shtator 2017

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu

Ai ka thënë se shefi i diplomacisë turke shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën. "Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin ta takoj në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse", ka thënë Pacolli.





Pacolli: Mauritiusi mund ta njohë shpejt Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se lajme të mira për njohjen nga Mauritiusi mund të vijnë shpejtë. “Vazhdojnë takimet dhe agjenda e ngjeshur në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme në New York. Para pak qastesh u takuam me Presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib. Takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejtë. Procesi i njohjeve është i pandalshëm dhe pakthyeshëm”, ka thene ai.





Pacolli takon homologun e tij italian

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar në Nju Jork, homologun e tij italian, Angelino Alfano, ku i ka konfirmuar përkushtimin e vendit të për Kosovën. “Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ku po marrin pjesë dhjetëra Presidentë, Kryeministra dhe Ministra të Jashtëm të shteteve nga e gjithë bota, takova në një takim të shkurtër njohës edhe homologun tim nga Italia, Angelino Alfano. Mbështetja italiane do të vazhdojë të mbetët e palëkundur. Presim që takimin e ardhshëm ta zhvillojmë në Prishtinë ose në Romë. Italia ka qenë dhe mbetet shtet partner dhe mik i Kosovës”, ka shtuar ministri Pacolli.





Delegacioni i Kosovës takoi Sekretarin e OBI-se

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Presidenti Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. “Së bashku me Presidentin Thaçi pak më herët takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqesinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare. Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve”, ka bere te ditur Pacolli.





Pacolli takohet me homologun nga Mali i Zi

Zëvendëskryeministri i parë njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar të mërkurën në New York me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srxhan Darmanoviq. ”Gjatë ditës së sotme kisha një takim edhe me homologun tim nga Mali i Zi, Ministrin e Jashtëm, Srdjan Darmanović. Ri-konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme dy-palëshe. Diskutuam çështje të interesit të përbashkët, zhvillimet politike në vendet tona si dhe ato në Ballkanin Perëndimor. Në turin tim diplomatik vendeve fqinje dhe atyre të rajonit Mali i Zi është ndër të parat në listë. Podgoricën do ta vizitojë zyrtarisht javën e ardhshme”, ka thënë Pacolli.



Zëvendës ministrja Vuniqi kërkon mbështetjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave për Kosovën, konfirmon përmbushjen e kritereveNumri dy i qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, konfirmon suksesin e Kosovës në kryesimin e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore pa cilësimet e imponuara nga vende mos njohëseMinistri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin vetëvrasës në Kabul që raportohet se mori jetën e më shumë se 31 personaveZëvendës ministrja Vuniqi në Forumin Ekonomik në Luksemburg, fton bizneset të investojnë në Kosovë