Na ndiqni në:

Takimet e Zv/Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

New York, 19 Shtator 2017

Kosova formalizon bashkëpunimin me Jordaninë në inteligjencë, siguri dhe arsim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit.





"Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me një takim me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Dakordim i plotë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve. Brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit", ka thëne Pacolli.





Zëvendëskryeministri Pacolli: Lëvizja e lirë e qytetarëve pa viza, temë kyçe e takimit me Tusk

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli ka shkuar se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza, ishte temë kyçe e takimit me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk.



"Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza ishte temë kyçe e takimit me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk. Zotim, përkushtim dhe vullnet për ecjen e përbashkët drejt Evropës", ka thënë Pacolli.





Pacolli falënderon Omanin për mbështetjen ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Omanit për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.



"Mirënjohës ndaj Ministrit të Jashtëm Jusuf bin Alaëi bin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Omanit dhënë Kosovës. Ne u pajtuam të zgjerojmë marrëdhëniet tona dypalëshe" , ka thënë kreu i diplomacisë kosovare.





Pacolli takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines

Në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Asamblenë e OKB-së Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Asamblenë e OKB-së, takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines.



"Në vazhdën e takimeve të ngjeshura në takimet e rregullta të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takuam në një takim dy-palësh edhe me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines. Shprehëm gatishmërinë, përkushtimin dhe vullnetin tonë për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve. Shumë optimist që autoritetet e këtij vendi të lëvizin në drejtim të njohjes së Republikën e Kosovës në javët në vijim", ka thënë Pacolli.





Pacolli: Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur

Pacolli: Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur 13 orë më herët Pacolli tha se ri-konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.



"Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takim miqësor dhe frytdhënës. Ri-konfirmuam marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve, duke shprehur zotimin dhe përkushtimin e dy-anshëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur në lidhje me procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe anëtarësimin e saj në të gjitha Organizatat Ndërkombëtare", ka thënë kreu i diplomacisë kosovare.

Zëvendësministri i Jashtëm Berisha takoi kardinalin shqiptar Ernest TroshaniMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Ministren për Punë të Jashtme të Principatës së Lihtenshtajnit, vullnet i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimitKosova me përfaqësim diplomatik edhe në Liberi, Ministri i Jashtëm Pacolli rikonfirmon marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve