Na ndiqni në:

Zv/Kryeministri i parë dhe ministri Jashtëm Behgjet Pacolli, takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë

Prishtinë, 15 shtator 2017 - Në takimin njohës që Zëvendëskryeminiministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës z.Behgjet Pacolli, ka pasur me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou, është konfirmuar angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.

Ministri Pacolli ka thënë se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës si dhe fqinj rajonal i saj. “Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës” ka thënë Pacolli, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të përbashkëta ekonomike.

Zëvendëskryeminiministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, z.Behgjet Pacolli dhe shefja e re e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, shprehën angazhimin e përbashkët për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.

Ministri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari Tillerson